Përdorni gomat e dimrit

Tashmë kemi hyrë definitivisht në sezonin dimëror, me rënie të temperaturave gjithandej, me prani të kohëpaskohshme të borës dhe gjendje të vështira në shumë rrugë e autostrada. Për t’i përmirësuar kushtet e sigurisë në veturat tona, kurrë më shumë se tash është mundësia për vendosjen e gomave të dimrit, që garantojnë performoancë më të mirë…

Auto & Tek

14/12/2013 07:00

Tashmë kemi hyrë definitivisht në sezonin dimëror, me rënie të temperaturave gjithandej, me prani të kohëpaskohshme të borës dhe gjendje të vështira në shumë rrugë e autostrada.

Për t’i përmirësuar kushtet e sigurisë në veturat tona, kurrë më shumë se tash është mundësia për vendosjen e gomave të dimrit, që garantojnë performoancë më të mirë në rast të manovrave të jashtëzakonshme. Por, kur duhet të montohen këto goma, pra kur është mundësia për t’i zëvendësuar.

Ato që quhen ‘gomat e dimrit’, sot janë pneumatikë që garantojnë paraqitje të nivelit superior në rast të rënies së temperaturave, akullit dhe borës, falë një përbërjeje të ndryshme, në krahasim me gomat e verës.

Gomat e dimrit në fakt janë të pasura me silicë dhe ia dalin të qëndrojnë elastike dhe të përkulshme edhe kur temmometri shkon nën zero.

Falë përbërjes së tyre, këta pneumatikë e japin më të mirën nga vetja kur temperatura mesatare zbret nën 7 gradë celsius, ndërsa do të zëvendësoheshin nga ‘koleget’ e tyre verore kur temperatura shkon 15 e më shumë gradë celsius.

Gomat e dimrit është mirë të vendosen në periudhën nga 15 tetori deri më 15 prill. Ata që nuk e respektojnë periudhën e vendosur nga policia e vendeve përkatëse, mund të gjobiten. Por, më i rëndësishëm është shëndeti i tyre.