Me përdorimin e lirës turke, populli i del zot vullnetit kombëtar

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se populli duke iu drejtuar lirës turke dhe floririt i ka dalë për zot vlerave kombëtare.

Bota

08/12/2016 09:27

Ibrahim Kallën mbajti një fjalim në simpoziumin e zhvilluar nga Shoqata e Mendimit Konservator në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës së Popullit brenda Kompeksit Presidencial Beshtepe (Beştepe) me temë “Turqia në dritën e 15 korrikut”.

Kallën tha se nëse tentativa e grushtit të shtetit të Organizatës Terroriste Gyleniste më 15 korrik po të kishte ndodhur në një vend tjetër atëherë do të kishte shkatërruar institucionet shtetërore dhe ekonominë, shoqëria do të ishte përplasur me njëra-tjetrën, kurse Turqia, me mitingun e Jenikapësë (Yenikapı) në 7 gusht tregoi se ajo është dinamike dhe në këmbë me një shpirt të ri, njofton TRT.

“Populli ynë, që në 15 korrik mbrojti vendin me jetën e tij kundër puçistëve, është duke mbrojtur edhe ekonominë ndaj sulmeve dhe është duke luftuar kundër kësaj” u shpreh Kallën.

“Nënshtetasit tanë që 2 javë pas tentativës së grusht shtetit këmbyen miliona dollarë dhe iu drejtuan lirës turke, edhe sot kanë dalë kundër operacionit të ri të dollarit dhe valutës dhe kanë këmbyer valutën që mbanin në duar dhe duke iu drejtuar lirës turke dhe floririt i kanë dalë për zot ekonomisë, vendit dhe vullnetit kombëtar. Ata që nuk e honepsin dot këtë qëndrim fisnik dhe të vendosur të popullit dhe shtetit turk, me anë të fushatave shpifëse, operacionet e perceptimit dhe nismat dëmtuese mundohen që të dobësojnë Turqinë. Ata që janë të shqetësuar nga vënia në pyetje e sistemit botëror nga ana e liderit që thotë: ‘Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë në këmbë’ kanë vënë në veprim fushatën e zhvlerësimit” u shpreh zëdhënësi i presidencës./RTK