Përdorimi i tepërt i celularit për të shkruar e dëmshme për shpinën

Të shkruarit e thjeshtë me celularë mund të krijojë një presion 23kg mbi shpinën tuaj varësisht nga këndi në të cilin jeni duke e përdorur celularin, thotë një hulumtim alarmant.

Lifestyle

20/11/2014 15:19

“Humbja e lakimit natyral të boshtit kurrizor çon në një rritje të pabesueshme të stresit në të”, shkruan autori i studimit Kenneth K.Hansraj, një mjek i shpinës.

Shpina juaj është në kulmin e lumturisë së saj kur veshët tuaj bien në të njëjtin drejtim me atë të shpatullave të tuaja. Pa këto rregullime, ju e vendosni shpinën tuaj në shkallën më të lartë të stresit, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit përdorin pajisjet mobile për rreth dy deri në katër orë në ditë, duke lënë të kuptohet se qafa qëndron e lakuar për 700 deri në 1,400 orë në vit.

“Nxënësit e shkollave të mesme janë edhe më keq, pasi që ata mund të arrijnë 5,000 orë përpara se të diplomojnë”, thotë Hansraj.

Përderisa është e pamundur për t’i evituar këto shkaktarë teknologjik të këtyre problemeve, individët duhet që të përdorin celularët e tyre në një përshtatje më natyrale të shpinës, në mënyrë që të evitojnë orë të tëra të shpenzuara të përkulur, sugjerojnë autorët, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit duhet që të ndalojnë së mbajturi celularët e tyre duke shikuar me kokë poshtë dhe kirurgët duhet t’i ndihmojnë ata me këshilla për të minimizuar komplikimet me shpinë, përfundoi Hansraj.

Studimi u shfaq në revistën Surgical Technology International.