Përdorimi i tepërt i celularit çon në kancer të trurit

Sa më gjatë që dikush bisedon në celularë – në terma të orëve dhe vjetëve – aq më shumë ka gjasa që ai/ajo të krijojë gliomë, një formë vdekjeprurëse e kancerit, thotë një studim i ri.

Lifestyle

17/11/2014 16:57

Normat e tumorit në tru ishin tre herë më të mëdha në njerëzit të cilët i kishin përdorur celularët për 25 vjet, se tek ata të cilët nuk i kishin përdorur, gjen studimi.

“Rreziku është tre herë më i lartë pas 25 vjet përdorimi. Ne mund ta shohim atë qartë”, tha Lennart Hardell, udhëheqës i hulumtimit dhe onkolog në spitalin Orebro të Suedisë, transmeton Lajmi.net.

Suedezët të cilët kishin folur në celularë për 25 vjet rresht, kishin tre herë më shumë gjasa që të kenë këtë lloj kanceri të trurit, krahasuar me ata njerëz të cilët i kishin përdorur celularët vetëm më pak se një vit në jetën e tyre.

Për studimin, Lennart dhe kolegu i tij Michael Carlberg i krahasuan 1,380 pacientë me tumor në tru me njerëz që nuk kishin tumor. Ata krahasuan gjithashtu edhe përdorimin e tyre të celularit.

Njerëzit të cilët raportuan se kishin përdorur celularët për 25 vjet kishin një rrezik më të lartë të diagnozstifikimit me gliomë, krahasuar me ata të cilët kishin raportuar se kishin përdorur celularët për më pak se një vit, transmeton Lajmi.net.

Sidoçoftë, asnjë lidhje nuk ishte gjetur në mes të celularëve me wireless dhe tumoreve të tjerë në tru përveç gliomës, vuri në dukje studimi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë me një panel prej 31 shkencëtarëve nga 14 vende të botës, i klasifikuan celularët si ‘kancerogjen’ në vitin 2011.