Përdorimi i aspirinës për heqjen e njollave nga rrobat

Aspirina ‘shëron’ edhe rrobat, një përdorim që nuk e keni ditur!

Lifestyle

29/11/2021 13:32

Përfitimet e aspirinës për organizmin e njeriut janë nga më të ndryshmet duke filluar që dhimbjet e kokës, ethet dhe dhimbjet e tjera që kërkojnë shpëtim nga aspirina.

Por aspirina, përveç ndikimit të jashtëzakonshëm që ka në mbrojtjen ndaj shumë sëmundjeve, ka një ndikim të madh edhe në kozmetikë apo edhe në pastrim.

Aspirina heq njollat. Kjo ndoshta nuk është gjë e re, por përdorimi i aspirinës nga ekspertët sugjerohet më shumë edhe se çdo detergjent tjetër pastrimi. Acidi salicilik që ka në përmbajtjen e saj aspirina ndihmon për të neutralizuar njollat dhe pastron bakteret e mbledhura duke i shkatërruar.

Si ta përdorësh?

Përziej tri aspirina të grimcuara dhe një gjysmë gote me ujë të ngrohtë në një enë.

Të gjithë masën hidhe mbi njollë dhe lëre ashtu për disa orë. Pastaj laje si zakonisht.

Nëse njollat janë të forta, përsërite veprimin edhe për 15 minuta të tjera dhe pastaj laje plotësisht. Kaq e thjeshtë. /Lajmi.net/