Përditësimi iOS 7.1.2 do të ndodh këtë muaj?

Një raport i publikuar në MacRumors tregon se përditësimi i ri iOS 7.1.2 nga Apple mund të arrijë së shpejti.

Auto & Tek

25/05/2014 23:51

Përveç sistemit iOS 8 që Apple pretendon ta zbulojë në ngjarjen e ardhshme WWDC 2014, Apple besohet se do ta lansojë përditësimin iOS 7.1.2 së shpejti.

Një postim në forumin MacRumors tregoi se iOS 7.1.2 ka qenë duke u punuar që një kohë nga kompania, por që nënkupton se përditësimi është ende në fazat e tij të testimit.

Përveç detajeve të cilat nuk janë zbuluar, sistemi pritet që të sjellë disa rregullime për probleme të shumta në iOS-in ekzistues dhe gjithashtu të sjellë disa karakteristika të reja.

Njëri nga problemet i cili është adresuar në Apple e që do të rregullohet është edhe problemi me iMessage, i cili ishte raportuar disa javë më parë.

Sipas Apple, shumë probleme që janë raportuar kohëve të fundit do të rregullohen përmes \”përditësimit të ardhshëm të sistemit\”, i cili mbase do të mund të ishte përditësimi i përfolur 7.1.2.