Përditësimi i WhatsApp-it që po e prisnim të gjithë
WhatsApp thuhet se po punon në një tipar të ri që do t'u japë përdoruesve mundësinë për të fshirë një imazh, video ose GIF pasi ta dërgojnë atë tek kontaktet e tyre.
Auto & Tek
Karakteristika , e zbuluar nga ekspertët e pavarur të WhatsApp WABetaInfo, shton mundësinë e fshirjes së fotografive pasi marrësi ta ketë parë atë dhe të ketë dalë nga biseda, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
‘Expiring Media’ thuhet se do të shfaqet në WhatsApp beta për versionin Android 2.20.2011, i cili aktualisht është në zhvillim e sipër, teksa nuk është bërë e ditur ndonjë datë e caktuar lansimi.
WABetaInfo raportoi muajin e kaluar se WhatsApp po punon gjithashtu për prezantimin e mesazheve që do të fshihen vetë pas një periudhe fikse (zakonisht pas një jave).
WhatsApp i tha MailOnline se nuk dëshironte të komentonte mbi ‘spekulimet’ në lidhje me secilën prej tipareve. /Lajmi.net/