Përditësim i ri nga Qendra Kufitare, fillon qarkullimi me sistemin hyrje/dalje

Në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit-Bllacë është rikthyer funksionimi normal i sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut, duke e mundësuar kështu përsëri qarkullimin sipas regjimit hyrje-dalje, pasi kontrolli po bëhej në mënyrë manuale. Sipas njoftimit në Facebook, sistemi është rregulluar rreth orës 14:15 dhe tashmë kalimi në këtë pikë kufitare po zhvillohet pa pengesa.…

Lajme

18/05/2026 14:56

Në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit-Bllacë është rikthyer funksionimi normal i sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut, duke e mundësuar kështu përsëri qarkullimin sipas regjimit hyrje-dalje, pasi kontrolli po bëhej në mënyrë manuale.

Sipas njoftimit në Facebook, sistemi është rregulluar rreth orës 14:15 dhe tashmë kalimi në këtë pikë kufitare po zhvillohet pa pengesa.

Ndërkohë, në Shkup pritet të mbahet një protestë e studentëve shqiptarë, e planifikuar për në orën 16:30, me kërkesën për garantimin dhe respektimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Madje disa nga përkrahësit të kësaj proteste kanë deklaruar se ata po vonohen qëllimshëm në pikat kufitare./Lajmi.net/