Përdhunoi dhe vrau 10 femra, zbulohet pas 30 vitesh – por nuk mund të dënohet

Policia e Koresë së Jugut beson se ata mund të kenë zgjidhur rastin e një vrasësi serial famëkeq që dhunoi dhe vrau dhjetë gra 30 vjet më parë.

Bota

19/09/2019 22:16

Policisë iu deshën 1.8 milion ditë pune nga 1986 deri në 1991 për të hetuar 10 vdekjet e grave në pjesët rurale të Hwaseong, në jug të Seulit. Testet e reja të ADN-së e lidhën Lee Chun-jae, 56 vjeç, me të paktën tre nga vrasjet.

Ai ka mohuar pretendimet dhe nuk mund të ndiqet penalisht, pasi ka skaduar afati për krimin.

Vrasjet, me viktima që shkonin nga adoleshentë e deri te një grua në vitet e 70-ta, frymëzuan madje edhe një film me çmime, “Memories of Murder”.

Policia hetoi rreth 21,000 njerëz gjatë çështjes dhe krahasoi gjurmët e gishtërinjve të rreth 20,000 personave por pa sukses.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia të thella për viktimat dhe familjet e tyre, si dhe publikun koreanë, për shkak se nuk kanë arritur të zgjidhin këtë çështje për një kohë të gjatë,” tha Gyeonggi Nambu oficeri i Agjencisë së Policisë Provinciale Ban Gi-soo për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ne do të bëjmë çmos për të zbuluar të vërtetën me një ndjenjë të përgjegjësisë historike.”

Viktimat ishin mbytur, sipas gazetës koreaneze Yonhap. Vrasësi besohet se ka përdorur sendet e viktimave, të tilla si çorape apo geta.