Përçarje mes ministrave të PDK-së dhe shefit, kjo është deklarata e ‘fortë’ e Veselit

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe për ministrant e partisë së tij në Qeverinë e Kosovës.

Lajme

02/01/2019 19:58

Muaj më parë gjatë këtij viti disa nga ministrat e Partisë Demokratike të Kosovës patën paralajmëruar dorëheqja e largime nga posti i tyre, shkruan lajmi.net.

I pyetur për raportin e tij me ministrat e partisë që ai drejton, Veseli është shprehur se ministrat e PDK-së në Qeverinë e Kosovës janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme.

E sa i përket asaj nëse ka përçarje mes tij dhe ministrave të partisë së tij, ai është shprehur se nuk ka përçarje, por demokraci!

“Përçarje? Nuk ka. Ka demokraci. Sa i përket përçarjes, një ministër që përçahet me mu nuk mund të qëndroj as 2 orë. Nuk jam autoritar, jam demokrat”, tha Veseli në intervistë për lajmi.net.

Ai gjithashtu ka shtuar se ministrat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dinjitet dhe nuk frikësohen nga humbja e pushtetit.

Në intervistën për lajmi.net Veseli ka folur edhe për gjendjen brenda partisë, formimin e Ushtrisë së Kosovës, kandidaturën e tij për kryeministër dhe të tjera. /Lajmi.net/