Përbërësit toksikë që na rrezikojnë shëndetin çdo ditë

Në zgjedhjen e një parfumi më shumë ka rëndësi aroma sesa përbërësit. Të gjendura përpara rafteve plot e përplotë me produkte kozmetike rralle ndodh të shohim një produkt nga etika.

Lifestyle

14/10/2017 19:27

Çdo gjë që zgjedhim ka erë të mirë, ngjyra të bukura, por se çfarë përmban duket se askujt nuk i intereson. Specialistët e shëndetit kanë përpiluar së fundmi një listë me përbërësit toksikë që ndodhen rëndomë tek produktet kozmetike dhe paralajmërojnë të gjithë të jenë të vëmendshëm përpara se të blejnë një parfum, pudër apo krem. Nëse produktet tuaja permbajnë substancat e mëposhtme ta dini që po blini diçka toksike.
1. Coal Tar
Studimet kanë treguar që kjo substancë mund të jetë kancerogjene. Ajo gjendet në produktet që përdoren për trajtimin e lëkurave të thatë, kundër morrave, dhe shampove anti-zbokth.
2. DEA / TEA / MEA
Një tjetër substance që me shumë mundësi është e papërshtatshme për lëkurën tonë. Ajo gjendet në produktet kozmetike për , fytyrën dhe trupin.
3. Ethoxylated surfactants and 1,4-dioxane
Është një kombinim me oksid etileni, që është i njohur si shkaktar i kancerit të gjirit. 1,4-dioxane mund të gjenden në shampoos, balsam flokësh. Qëndro larg nga produktet që kanë përbërësit që përmbajnë shkronjat “ETH”, dmth Polyethelene, cetearete, oleth.
4. Formaldehyde
Është gjetur në produktet e thonjve, bojrave të flokëve, ngjitësit të qerpikëve fallco .
5. Hydroquinone
Gjendet në produktet që përdoren për të zbardhur lëkurën.
6. Mercury
Ndikon në zhvillimin e trurit, gjendet tek rimelët, dhe disa medikamente të lëkurës.
7. Parabens
Ajo është gjetur në shampo, krem rroje, lubrifikantë, dhe pastë dhëmbësh. Kjo rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe prodhimin e substancave toksike.
8. Paraphenylenediamine (PPD)
Ajo është gjetur në bojrat e flokëve dhe produkteve të tjera të flokëve. Ajo është toksike për lëkurën dhe sistemin imunitar dhe mund të shkaktojë alergji dhe pezmatim të lëkurës.
9. Phthalates
Është e fshehur në parfume, deodorande dhe kremra. Përsëri, ajo është e lidhur me kancerin, çrregullimet endokrine, dhe dëmtimin e mëlçisë, veshkave, ose të mushkërive.
10. Polietileni glycol (PEG)
11. Silicone-derived emollients
Është e lidhur me zhvillimin e tumorit dhe acarimin e lëkurës.
12. Sodium lauryl (ether) sulfate (SLS, SLES)
13. Talk
Ajo është përdorur në pudrat për fëmijët, deodorante, dhe kozmetikë. Ka qenë e njohur si shkaktare e e kancerit ovarian dhe problemeve të frymëmarrjes.
14. Toluene
15. Triclosan. /Lajmi.net/