Përbërësi që gjendet në Coca-Cola rritë rrezikun nga kanceri

Njerëzit që konsumojnë një apo më shumë gota pije të ftohta në ditë janë më të ekspozuar ndaj kancerit, paralajmëron një studim i ri.

Lifestyle

20/02/2015 17:36

Përbërësi, 4-methylimidazole (4-MEI) – një kancerogjen i mundshëm njerëzor – formohet gjatë prodhimit të disa llojeve të ngjyrës së karamelit.

Ngjyra e karamelit është një përbërës i zakonshëm në kola dhe pije të tjera të buta, transmeton Lajmi.net.

“Njerëzit të cilët pinë pije të buta i ekspozohen një rreziku të pashmangshëm dhe të panevojshëm të kancerit nga një përbërës që shtohet në këto pije për qëllime estetike”, thotë Keeve Nachman, autor i lartë i studimit.

Përderisa nuk ka ndonjë kufizim ndërkombëtar të përbërësit 4-MIE për t’u futur në pije apo ushqim, administratat e ushqimit në mbarë botën kanë filluar të vendosin një kufizim për këtë përbërës potencial kancerogjen.

“Kjo analizë e re nënvizon besimin tonë se njerëzit konsumojnë sasi të konsiderueshme të këtij përbërësi të panevojshëm që rritë rrezikun për kancer”, thotë Urvashi Rangan, drejtor ekzekutiv i Sigurisë Ushqimore.

Rezultatet u botuan në internet në revistën PLOS One.