Përballje interesante pritet mes PSG dhe Man City, formacionet e mundshme
Dy gjigantët evropian do të përballen sonte mes vete.
Sport
PSG dhe Manchester City ballafaqohen nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.
Në xhiron e parë City arriti fitore bindëse ndaj Leipzigut me rezultat 6-3, ndërsa PSG nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 me Club Brugge.
Për ‘Parisienët’ në formacion nuk pritet të jetë Leo Messi i cili po përballet me një lëndim të lehtë në gju.
Pritet një përballje shumë interesante duke marrë parasysh yjet e shumtë që kanë në ekip të dyja skuadrat.
Ekipi i Pep Guardiolas llogaritet favorit i lehtë në këtë duel, megjithatë edhe gjiganti francez para tifozëve të saj do të synojë vetëm tre pikët.
Formacioni i mundshëm i PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes, Herrera; Draxler, Mbappe, Neymar
Formacioni i mundshëm i Man City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; B. Silva, Fernandinho, De Bruyne; Mahrez, Torres, Grealish /Lajmi.net/