Përballja për Prizrenin: Totaj prin te votat me nevoja të veçanta, Abrashi fiton më shumë vota me kusht

Në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar rezultatet e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për raundin e balotazhit të 9 nëntorit në komunën e Prizrenit. Sipas rezultateve, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ka siguruar 47 vota nga personat me nevoja të veçanta, ndërsa kandidati i LVV-së, Artan…

Lajme

15/11/2025 11:28

Në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar rezultatet e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për raundin e balotazhit të 9 nëntorit në komunën e Prizrenit.

Sipas rezultateve, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ka siguruar 47 vota nga personat me nevoja të veçanta, ndërsa kandidati i LVV-së, Artan Abrashi, ka marrë 28 vota, raporton lajmi.net

Në kategorinë e votave me kusht, Artan Abrashi ka marrë 75 vota, ndërsa Totaj ka siguruar 52./Lajmi.net/