Përballë shkollës “Elena Gjika“ bie poshtë teli i rrymës elektrike- Rrezikon të preket edhe nga fëmijët

Problemet me energjinë elektrike paraqesin çdo herë rrezik të madh për qytetarët. Por rreziku është dukshëm më i madh kur kemi të bëjmë me ambiente që çdo ditë frekuentohen nga fëmijët. Në hapësirën përballë shkollës fillore “Elena Gjika”, një tel që është bartës i energjisë elektrike ka rënë dukshëm nga lartësia në të cilën parashihet…

Lajme

24/10/2024 17:13

Problemet me energjinë elektrike paraqesin çdo herë rrezik të madh për qytetarët.

Por rreziku është dukshëm më i madh kur kemi të bëjmë me ambiente që çdo ditë frekuentohen nga fëmijët.

Në hapësirën përballë shkollës fillore “Elena Gjika”, një tel që është bartës i energjisë elektrike ka rënë dukshëm nga lartësia në të cilën parashihet të jetë i vendosur, madje ka rënë deri në një lartësi të tillë që nuk do shumë mund të preket edhe nga nxënësit.

Bashkangjitur një pamje ku kjo situatë mund të shihet më qartë./Lajmi.net