“Për të qenë gati për çdo skenar”, ushtarët amerikanë trajnojnë Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit për zjarre e ndihmë të parë
Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit KFOR bashkë me anëtarët e Departamentit të Zjarrfikësve të Kampit Bondsteel, kanë organizuar një trajnim për Anëtarët e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim të Kosovës. Ky trajnim dy ditor është përqëndruar në menaxhimin e emergjencave, përfshirë shuarjen e zjarreve dhe ndihmën e shpejtë. “Këto përpjekje janë pjesë e…

Lajme
Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit KFOR bashkë me anëtarët e Departamentit të Zjarrfikësve të Kampit Bondsteel, kanë organizuar një trajnim për Anëtarët e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim të Kosovës.
Ky trajnim dy ditor është përqëndruar në menaxhimin e emergjencave, përfshirë shuarjen e zjarreve dhe ndihmën e shpejtë.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të qëndruar i përgatitur për çdo skenar dhe për të mbështetur vazhdimisht të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.