Për të përgatitur rimelin vet në shtëpi, iu duhen vetëm 2 produkte

E thjeshtë fare dhe vetëm me dy përbërës.

Lifestyle

26/05/2021 15:03

Përdorimi i rimelit duket të jetë një dëshirë e përjetshme femërore për të theksuar qerpikët dhe për ta bërë më zhbirilues shikimin.

Para se të mësoni se si të përgatisni vetë një rimel, është e rëndësishme të dini që zgjedhja e këtij produkti është themelore për shëndetin e syve.

Për të përgatitur një maskara në shtëpi duhet të përdorni vaj aloe vera dhe karbon aktiv (qymyr organik) që gjendet në farmaci. Metoda është e thjeshtë:

1.Vendosni në një tas rreth gjysmë kapsule karbon aktiv dhe gjysmë lugë kafeje aloe vera.

2.Pasi të keni përzier mirë përbërësit aplikojeni rimelin në qerpikë me një furçë për rimel.

3.Është mirë që të mos i lëvizni qerpikët për pak në mënyrë që të mos njollosni sytë. Zakonisht, këto rimele të bëra në shtëpi ruhen në frigorifer, në një enë hermetike. /Lajmi.net/