Për të kurorëzuar dashurinë ky çift në ditën e martesës konsumojnë marihuanë

Një nuse dhe burri i saj e festuan martesën e tyre gjatë kurorëzimit me një ‘kyqe.’

Fun

08/11/2019 20:11

Coral Reefer dhe burri i saj Mio kishin vendosur që të kombinojnë dashurinë e tyre ndaj kanabisit dhe të njëri tjetrit duke porositur marihuana për martesën e tyre.

Fotografja e tyre Rachel Artime tha se pasioni i çiftit për marihuanë, që kjo e fundit është legale në Kaliforni, e ka bërë martesën e tyre  më të pazakontë dhe të jashtëzakonshme që ka qenë ndonjëherë, raporton “UNILAD”, transmeton lajmi.net.

Fotografitë që i postoi ajo Rachel u përhapen dhe u pëlqyen jashtëzakonisht shumë, duke thënë se nuk kanë parë asnjëherë diçka më origjinale se kjo martesë.

“Unë bëj fotografi të martesave gjatë gjithë kohës, por nuk më ndodhur asnjëherë që ato të bëhen kaq virale si këto të fundit”-tha Rachel (autorja e fotografive të çiftit me marihuanë).