Për të çlodhur trupin, këmbët e lodhura e të ënjtura mjafton pak ujë i ngrohtë, një dorë kamomil dhe…

Pas një dite të lodhshme në punë, ku këmbët e ndiejnë më shumë rëndesën, diçka e ngrohtë do të ishte perfekte për të relaksuar jo vetëm këmbët, por gjithë trupin.

Lifestyle

28/05/2020 09:09

Të lodhura gjithashtu nga këpucët, këmbët tona ka nevojë që të paktën njëherë në javë të përkëdhelen dhe të marrin vëmendjen e duhur.

Dhe nuk duhet shumë kohë: 10 minuta të zhytura në ujë, pesë minuta masazh dhe pak gjëra.

Revive your tired feet in 5 minutes — Restorative Massage on the Hill

Një metodë rigjeneruese dhe tepër çlodhëse është ajo me kripë dhe kamomil, shkruan living.al. Në një legen shtoni ujë të ngrohtë, një dorë lulesh kamomili të thata dhe një lugë kripë të zezë deti.

Lërini këmbët në ujë për 10 minuta. Më pas fshijini me një peshqir dhe masazhojini  me vaj bajame ku keni shtuar disa pika vaj esencial lavande për aromë më të mirë.