Për shërimin e 15 vjeçares nga Prishtina duhen 70 mijë euro (Video)
Qëndresa Gashi, 15 vjeçare, tash e katër vjet vuan nga një sëmundje e deformimit të eshtrave.

Lajme
Boshti i saj kurrizor është në atë gjendje që asaj ia pamundëson t’i bëjë gjërat pa ndihmën e dikujt.
Qëndresa mezi po e përballon këtë gjendje shëndetësore, transmeton Klan Kosova.
Prindërit e saj thonë se që kur iu paraqiten këto probleme nuk lanë dyer doktori pa trokitur, por shërim për këtë sëmundje që quhet Skolioza, mund të ketë vetëm jashtë vendit.
Për këtë atyre u nevojiten 70 mijë euro të cilat ata nuk i kanë, transmeton Klan Kosova.
Për mbledhjen e parave që duhen për shërimin e vajzës u angazhuan edhe nxënësit e shkollës Iliria, së bashku me kujdestaren e Qëndresës.
Deri tani, mësuesja bashkë me shokët dhe shoqet e Qëndresës kanë arritur të mbledhin rreth dy mijë euro, por që për shërimin e saj nevojiten edhe 68 mijë të tjera.
