Për qërim hesapesh personale polici në Dragash jashtë detyrës por me armë zyrtare plagos dy qytetarë

Një zyrtar i policisë së Kosovës në Dragash ka plagosur dy persona si pasojë e një mosmarrëveshje.

Lajme

04/03/2021 18:33

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj për lajmi.net ka thënë se polici ka qenë jashtë detyrës zyrtare, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje personale që kanë pasur 3 të përfshirët në këtë ngjarje.

“Po rreth orës 16:40 në fshatin Glloboçicë të Dragashit pas një mosmarrëveshje që ka pasur ka plagosur me armë dy qytetarë, është zyrtar policor i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare.”, tha Osmanollaj për lajmi.net.

Tutje ai tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Pas trajtimit mjekësor është vërtetuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.”, tha Osmanollaj për lajmi.net.

I pyetur nëse krimi është kryer me armë zyrtare, Osmanollaj tha se dyshimet e para flasin për këtë por ende nuk është informacion i vërtetuar.

“Ende nuk kemi informatë, por jemi në vendin e ngjarjes por dyshohet se krimi është kryer me armën zyrtare”, tha ai.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin posa të ketë informacione shtesë. /Lajmi.net/