Për një javë në rajonin e Prishtinës u kapën 17 armë dhe u shqiptuan mbi 4 mijë gjoba

Në rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  264 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 99 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifkime. Bëhet e ditur se në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim…

Lajme

01/04/2025 10:30

Në rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  264 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 99 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifkime.

Bëhet e ditur se në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë ku përgjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4024 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 704 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me  radar mobil”, thonë nga policia.