Për një javë, në Ferizaj ndodhën 63 aksidente dhe u lënduan 36 persona – Policia shqiptoi rreth 1 mijë e 700 gjoba dhe pezulloi 36 patentë-shofer

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Gjatë javës së kaluar, nga data 20-26.07.2026 janë shqiptuar 1.699 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 36 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente,…

Lajme

27/07/2026 12:38

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 20-26.07.2026 janë shqiptuar 1.699 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 36 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, nga të cilat: 25 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 36 persona dhe 38 aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192″, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: