Për ndryshim substancial
Mimoza Kusari- Lila ka votuar në shkollën fillore “Yll Morina”, me shpresë të një fillimi të ndryshimit substancial të Gjakovës.

Lajme
Kandidatja e Aleancës Kosova e Re, Mimoza Kusari Lila ka votuar mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë.
Ajo ka thënë se ky proces është mjaft i rëndësishëm për qytetin e Gjakovës.
“Besoj se kjo ditë është shumë e rëndësishme për komunën e Gjakovës. Presim ndryshime substanciale por mbi të gjitha dua të uroj që të kemi një proces të mbarë dhe të qetë”.
Kusari-Lila shpreson se secili banorë do at shfrytëzoj këtë ditë për të votuar.
“Po ashtu shpresoj se secili banor i komunës së Gjakovës do të shfrytëzojë të drejtën për të votuar duke dhënë kështu një shembull edhe për komunat tjera”, ka thënë ajo.