Për nder të 100-vjetorit të themelimit, Prishtina do ta publikojë monografinë e parë të klubit
Klubi futbollistik Prishtina do të shënojë së shpejti 100-vjetorin e themelimit, ku me këtë rast do të publikohet edhe monografia e parë e klubit.

Sport
Monografia e parë e FC Prishtina, do të përfshijë 800 faqe materiale me fotografi, rezultate, tabela e shumë të dhëna të tjera sportive, transmeton lajmi.net.
Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Siç thuhet në njoftim, përmes kësaj monografie, do të tentohen të rikthehen shumë emocione, herë-herë edhe momente rrëqethëse për shumë breza në shekullin e parë të themelimit të klubit të kryeqytetit.
Postimi i tyre i plotë:
Monografia e parë e FC Prishtina vjen në 100-vjetorin e themelimit të klubit
Klubi Futbollistik “Prishtina” do të shënojë së shpejti 100-vjetorin e themelimit, ku me këtë rast do të publikohet edhe Monografia e parë e klubit.
Monografia e parë e FC Prishtina, do të përfshijë 800 faqe materiale me fotografi, rezultate, tabela e shumë të dhëna të tjera sportive rreth klubit më triumfues në Kosovë.
Përmes kësaj Monografie, do të sjellim shumë emocione, herë-herë edhe momente rrëqethëse për shumë e shumë breza në shekullin e parë të themelimit të klubit të kryeqytetit.
Vit për vit momente gëzimi, momente sakrifice e suksesi, mbi të gjitha kënaqësi. Faleminderit të gjithë ju që e keni mbështetur dhe vazhdoni të mbështesni, FC Prishtina përjetë mirënjohës!
“100 vjet klubi i futbollit Prishtina”.
Urime! /Lajmi.net/