Për këto 3 arsye nuk duhet ta mbani kurrë lidhësen e flokëve në dorë

Thjesht përdorni një karabiner.

Lifestyle

31/03/2021 16:38

Mund të keni dëgjuar që mbajtja  e lidhëses së flokëve rreth dorës është e dëmshme, por përsëri nuk i keni kushtuar rëndësi dhe vëmendje, transmeton lajmi.net.

Më poshtë “abcnews” do ju tregojë 3 arsye pse nuk duhet ta bëni më këtë veprim që është i dëmshëm për ju.

  1. Mund të shkaktojë probleme me qarkullimin e gjakut

Kur vendosni një llastik flokësh në kyçin tuaj, ju mbërtheni enët e gjakut. Kjo ndikon negativisht në qarkullimin tuaj të gjakut. Si rezultat, ju mund të zhvilloni sindromën e tunelit të kyçit të dorës e cila manifestohet me një dhimbje të zgjatur dhe mpirje të gishtërinjve.

  1. Mund të çojë në një infeksion të rrezikshëm

Nëse vazhdimisht mbani një lidhëse flokësh në kyçin e dorës  tuaj, do të dëmtoni lëkurën për shkak të fërkimit dhe shtypjes që shkakton. Bakteret nga lidhësja e flokëve dhe nga lëkura mund të futen në plagë dhe ta infektojnë atë.

  1. Mund të prishë pamjen tuaj

Lidhësja e flokëve në kyçin e dorës tuaj nuk ngjan bukur. Në vend të saj, vendosni një byzylyk ose ore elegante, që i përshtatet më mirë pamjes tuaj.

Si t’i ruani lidhëse e flokëve që të mos ju humbin

Zakonisht gratë dhe vajzat i mbajnë lidhëset e flokëve në kyçet e tyre për të mos i humbur. Por kjo këshillë do t’ju ndihmojë që të organizoni dhjetëra lidhëse flokësh. Thjesht përdorni një karabiner. Është një mjet i vogël dhe nuk zë shumë vend, kështu që mund ta merrni me vete në çantë. /Lajmi.net/