Për jarana mbi 7 milionë euro
Për më shumë se dy muaj e gjysmë është zvarritur procesi për dhënien e tenderit në segmentin Kizhnic – Bresalc, saktësisht tenderi M25.2, i cili kap vlerën prej 4,2 milionë euro me qëllimin e vetëm që fituesi të jetë “dosti” i Abdyl Imerit, Kryetar i Komisionit në vlerësimin e tenderëve në Ministrinë e Infrastrukturës. Bujar…
Lajme
Për më shumë se dy muaj e gjysmë është zvarritur procesi për dhënien e tenderit në segmentin Kizhnic – Bresalc, saktësisht tenderi M25.2, i cili kap vlerën prej 4,2 milionë euro me qëllimin e vetëm që fituesi të jetë “dosti” i Abdyl Imerit, Kryetar i Komisionit në vlerësimin e tenderëve në Ministrinë e Infrastrukturës.
Bujar Shabani pronar i kompanisë “Bageri Company” është shpallur fitues i këtij tenderi, së bashku në koncersium me një kompani tjetër, ani pse çmimi ishte për qindra mijëra euro më i shtrenjtë si i kompanive të tjera të cilat ishin fituese në koncersium dhe kishin konkuruar.
Imeri si kryetar i Komisionit në vlerësimin e tenderëve në Ministrinë e Infrastrukturës kishte eliminuar padrejtësisht kompanitë e përfshira në koncersiumet konkuruese edhe pse kishin çmim më të lartë, duke lëshuar vendime qesharake për eliminim nga konkurenca, raporton Gazeta “Enigma”.
Gazeta mëson se këtyre kompanive u janë kërkuar dokumentacione shtesë për pranimin teknik të disa rrugëve të cilat ishin pranuar teknikisht nga vetë Ministria e Infrastrukturës, duke kërkuar dokumentacion shtesë për pranimin teknik nga kompanitë private.
Familja Shabani është e njohur për lidhjet e tyre edhe me zëvendësminsitrin Hysen Durmishi, pasi që vetëm gjatë ditës u njoftuan se kanë fituar tenderë me vlerë afër 7 milionë euro.
Ministria e Infrastrukturës më 26 dhjetor të 2024-ës ndau 2,9 milionë euro tender për konserciumin ekonomik ‘Dio Bes SH.P.K’ dhe ‘EUROKOS HOLDING SH.P.K’. Tenderi kishte të bënte me rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës rajonale Shipashnicë-Desivjocë-Tërstenë.
Pronar i ‘Dio Bes SH.P.K’ është Sokol Shabani, vëllai i Bujar Shabanit.
“Enigma” mëson se pas dhënies së këtyre tenderëve priten ankesa në OSHP dhe pritet të bëhet kallzim penal ndaj akterëve të përfshirë në këtë process nga Ministria e Infrastrukturës në Prokurorinë Speciale.