Për indonezianet që nuk janë të virgjëra, nuk ka vend në ushtri
A janë virgjëreshat ushtare më të mira? Zyrtarët në Qeverinë indoneziane mendojnë se po.

Bota
Sipas tyre, femrat që e kanë humbur virgjërinë në marrëdhënie jashtëmartesore, mund të sjellin “shprehi të këqija” në rrethin e ushtarëve.
Për t’u pranuar femrat në ushtri, ato duhet të kalojnë testin e virgjërisë. Këtij testi i janë nënshtruar edhe femrat e fejuara.
Gjeneralmajori në Ushtrinë e Indonezisë, Fuad Basya ka thënë se “nëse nuk përkufizohet ky rregull në këtë mënyrë, atëherë dikush me shprehi negative do të bëhet pjesë e Ushtrisë”, transmeton Telegrafi.
“Ushtarët janë mbrojtës të shtetit. Ata e mbrojnë sovranitetin dhe sigurinë e territorit të vendit”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka kritikuar ashpër këtë vendim për faktin se “nuk ka nevojë për test të virgjërisë, sepse ky test nuk ka ndonjë validitet shkencor”. /Telegrafi/