Për herë të parë në “Për’puthen” bëhet pjesë një konkurente mami “single”

Programi i dashurisë "Për'puthen" është njëri ndër programet më të komentuara në trojet shqiptare.

ShowBiz

27/02/2022 10:47

Në këtë program ka pasur shumë konkurentë me histori të ndryshme, shkruan lajmi.net.

E në “Për’puthen Prime” mbrëmë ka ndodhur diçka për herë të parë.

Për herë të parë pjesë e programit të dashurisë u bë një mami beqare.

Ajo është Çiljeta, është 25 vjeçare dhe është mami i një vajze, dhe gjithashtu ka ardhur ta kërkojë dashurinë brenda programit të famshmëm.

Gjithashtu konkurentja e re me të hyrë pati një përballje me Arjanin, opinionistin e “Për’puthen”, ku filluan në britma me njëri tjetrin./Lajmi.net/