Për herë të parë në Kosovë, mbahet “Festival i peshkimit dhe gatimit të peshkut”

Me organizim të Odës së Afarizmit të Kosovës, në bashkëpunim me kompaninë Trofta në Istog dhe disa nga klubet e peshkimit në Kosovë, është mbajtur festivali i peshkimit dhe gatimit. Ky aktivitet organizohet për hërë të parë dhe ka për qëllim që të jetë tradicional, duke përfshirë edhe të apasionuar të tjerë nga rajoni

Lajme

14/07/2018 20:15

Në emër të Odës së Afarizmit të Kosovës foli Hamdi Malushaj, i cili e falënderoi pronarin e kompanisë Trofta në Istog për mbështetjen e këtij festivali si dhe e cilësoi Troftën si njëra ndër kompanitë me të cilën krenohet edhe Kosova. 

Një fjalë rasti pati edhe Besim Hasani kryetar i komitetit olimpik të Kosovës, i cili e përgëzoi organizimin e kësaj ngjarje me rëndësi për promovimin e sportit të peshkimit si dhe promovimin e gatimit të peshkut.

Garuesit që në fillim treguan seriozitet duke arritur që të peshkojnë peshk deri në 6.7 kg, peshk ky i cili gatuhej aty për aty dhe vlerësohej nga juria profesionale.

Në këtë garë morën pjesë 16 ekipe nga e gjithë Kosova, persona të apasionuar pas peshkimit dhe gatimit të peshkut.

Pjesëmarrësit i përshëndeti edhe Ismet Mulaj, i cili i njoftoj mbi rregullat e kësaj gare si dhe qëllimin e këtij festivali.

Në fund, pronari i Troftës, Smajl Bytyçi i falënderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë ngjarje me rëndësi për sportin e peshkimit si dhe gatimin e peshkut. Ai premtoi që kompania Trofta do të jetë gjithnjë në shërbim të sportit dhe promovimit të gatimit të peshkut.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe një pjesë e bordit të OAK-së, përfaqësuar nga kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi, nënkryetari Arsim Selmonmusaj, antarët e bordit Hysni Zogaj dhe Hamdi Malushaj dhe shumë pjesëmarrës të tjerë nga Istogu, Peja dhe tërë Kosova. /Lajmi.net/