Për herë të dytë- Partia Fjala i bën kërkesë për bashkim Listës për Familje

Partia Fjala e udhëhequr nga Gëzim Kelmendi i ka bërë ftesë për herë të dytë Listës për Familje për tu bashkuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. ‘’Ju njoftojmë se sot edhe zyrtarisht ju dërguam ftesat përfaqësuesve të “Listes FAMILJA” për bashkim. Ne sot bëmë edhe hapin e dytë.Pasi që dje një nga përfaqësuesit e…

Lajme

26/11/2024 16:12

Partia Fjala e udhëhequr nga Gëzim Kelmendi i ka bërë ftesë për herë të dytë Listës për Familje për tu bashkuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

‘’Ju njoftojmë se sot edhe zyrtarisht ju dërguam ftesat përfaqësuesve të “Listes FAMILJA” për bashkim. Ne sot bëmë edhe hapin e dytë.Pasi që dje një nga përfaqësuesit e “Listes FAMILJA” deputeti Eman Rrahmani kërkoi që ftesat duhet dorëzuar në adresë të tyre dhe jo përmes rrjetit social, ne sot iu kemi dërguar në mënyrë zyrtare ftesat në Kuvendin e Kosovës dy deputetëve, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica’’, thuhet në ftesë.

Mbetët të shihet nesë në zgjedhjet e ardshme Partia Fjala dhe Lista për Familje do të garojnë së bashku.