Për dy ditë, 20 sulme të reja ajrore ndaj pozitave të IS-it

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar si ka ndërmarrë 20 sulme ajrore kundër caqeve të grupit militant ekstremist, Shteti islamik (IS), në Irak dhe Siri, prej 17 prillit.

Bota

19/04/2015 10:01

Më tutje, në kumtesën e koalicionit theksohet se 7 sulme ajrore ishin kryer në Siri afër qyteteve Kobane dhe Al Hasakah, ndërsa 13 sulme në Irak, afër rajoneve Baixhi, Ramadi, Al Asad, Falluxha, Sinxhar, Hit dhe Tal Afar, transmeton REL.

Operacionet e koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik i udhëheq Task Forca e Përbashkët e kombinuar.