Për ditën e tretë me radhë vazhdon seanca në rastin “Banjska”, edhe një zyrtar policor rrëfen momentet e sulmit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe sot po vazhdon gjykimi ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq. Në këtë seancë, ka nisur dëshminë zyrtari policor- Elez Peci, shkruan lajmi.net. Para turpit gjykues dëshminë e tij është duke e dhënë zyrtari policor Elez Peci, derisa para tij dëshmi kanë…

Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe sot po vazhdon gjykimi ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq.
Në këtë seancë, ka nisur dëshminë zyrtari policor- Elez Peci, shkruan lajmi.net.
Para turpit gjykues dëshminë e tij është duke e dhënë zyrtari policor Elez Peci, derisa para tij dëshmi kanë dhënë edhe tre zyrtar të tjerë policorë gjatë ditëve të kaluara.
Ndryshe në seancën e cila ishte mbajtur me 17 prill, tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq.
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, janë edhe 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.
Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale. /Lajmi.net/