Për disa herë me radhë, vëlla e motër largohen nga shtëpia e tyre në Prizren – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar në Polici se vajza dhe djali i saj kanë dal nga shtëpia më 30 korrik dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Pas verifikimit, Policia ka parë se të njëjtit janë recidivist të veprës së njëjtë pasi që edhe herë të tjera janë larguar…

Lajme

03/08/2026 09:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar në Polici se vajza dhe djali i saj kanë dal nga shtëpia më 30 korrik dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Pas verifikimit, Policia ka parë se të njëjtit janë recidivist të veprës së njëjtë pasi që edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia.

Rasti po trajtohet nga njësitë relevante.

“Prizren / 30.07.2026 – 19:00. Më 02.08.2026 ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se vajza dhe djali i saj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Pas verifikimit dhe sipas deklarimit të ankueses personat në fjalë janë recidivist të veprës së njëjtë pasi që edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u trajtuar nga njësi relevante”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/