Për Bajram, dy familje skamnore në Gjilan bëhen me shtëpi

Dy familje skamnore në komunën e Gjilanit janë bërë me kulm mbi kokë. Kjo falë donatorëve në prag të festës së Bajramit.

Lajme

04/07/2016 18:53

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, i cili ka falënderuar dy kompanitë për ndërtimin e shtëpive, transmeton lajmi.net

“Në prag të Fitër Bajramit, sot inauguruam dy shtëpi për dy familje në nevojë. Në fshatin Zhegër ka përfituar familja e Nexhmije Hazirit me donator ‘Ceni Company’, ndërsa në Lladovë i është ndërtuar shtëpia Bujar Jakupit nga donatori ‘Garage Benz’”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë i Haziri:

Në prag të Fitër Bajramit, sot inauguruam dy shtëpi për dy familje në nevojë. Në fshatin Zhegër ka përfituar familja e Nexhmije Hazirit me donator “Ceni Company”, ndërsa në Lladovë i është ndërtuar shtëpia Bujar Jakupit nga donatori “Garage Benz”.

I falënderoj shumë donatorët për solidaritetin e treguar, ndërsa familjeve u dëshiroj t’i mbushin me gëzime e lumturi. Për 37 familje po paguajmë qira, derisa kemi nisur me renovimin e 40 shtëpive sipas kërkesave të qytetarëve. Edhe shtatë shtëpi të tjera do të inaugurohen gjatë javëve në vazhdim, derisa edhe për 3 të tjera do të vënë gurëthemelin. Vazhdojmë me punë t’hajrit!