Për 24 vite, LDK ra për rreth 250 mijë vota – Kujt i atribuohet faji?
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ish kreu i saj, presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, ndër vite kanë qenë të preferuarit e qytetarëve të Kosovës. Familjet kosovare ndër vite e edhe pas vdekjes së Rugovës, kanë votuar për shkak të tij LDK-në, por jo më. Kjo parti, në vitin 2001, menjëherë pas luftës në Kosovë,…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ish kreu i saj, presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, ndër vite kanë qenë të preferuarit e qytetarëve të Kosovës.
Familjet kosovare ndër vite e edhe pas vdekjes së Rugovës, kanë votuar për shkak të tij LDK-në, por jo më.
Kjo parti, në vitin 2001, menjëherë pas luftës në Kosovë, dhe ende pa u shpallur Pavarësia, kishte plot 359 mijë e 851 vota duke qenë partia e parë e dalur nga këto zgjedhje.
Rënie të lehtë pësoi kjo parti në zgjedhjet e vitit 2004, kur molri 313 mijë e 437 vota, ndërkaq rënie të madhe pësoi në vitin 2007, kur mori vetëm 129 mijë e 410 vota.
Pas shpalljes së Pavarësisë, më 2010, LDK fitoi 172 mijë e 552 vota, numër i cili u rrit në 184 mijë e 594 vota më 2014-tën.
Rritje pësoi ndër vite më pas LDK, deri në vitin 2021 kur ra përsëri në 110 mijë e 985 vota, për tu ngritur në zgjedhjet e 9 shkurtit në 171 mijë e 357 vota.
Pak muaj nga zgjedhjet e shkurtit, LDK humbi rreth 60 mijë vota duke rënë në zgjedhjet e mbajtura sot në 112 mijë e 362 vota.
Ky rezultat i LDK-së, është një debakël për këtë parti, pasi që të njëjtit nuk dolën të parët në asnjë komunë.
Nga figura të personave që janë që moti pjesë e LDK-së, menjëherë është kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje nga i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ata po e konsiderojnë fajtor Abdixhikun për këtë rezultat kaq të dobët. /Lajmi.net/