Për 24 orë raportohen 5 raste të dhunës në familje, viktima gratë

Dhuna në familje po vazhdon të jetë problem shqetësues për kosovarët. Sipas Policisë së Kosovës në vetëm 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.

Lajme

23/09/2020 10:53

Ekspertët kanë konstatuar se pandemia ka ndikuar që numri i rasteve të dhunës në familje të rritet globalisht, por që në vendin tonë është edhe më e theksuar, shkruan lajmi.net.

Në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi i njëjti kishte sulmuar viktimën femër dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rast tjetër i dhunës është raportuar në Gjilan ku viktima femër ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull, e njëjta ka marrë tretman në QKUK dhe është dërguar në strehimore.

Dhunë në familje pati edhe në qytetin e Gjilanit. Gjithashtu, një viktimë femër raportoi në polici se një person mashkull i dyshuar kishte përdorur dhunë mbi të. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Ferizaj, një i dyshuar mashkull nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar viktimën femër me një mjet të fortë. Ajo e ka raportuar rastin në polici, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe Gjakova në këtë 24 orësh kishte një rast të dhunës të njëjtë, ku një viktimë femër ishte ankuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull.

Në të gjitha rastet, viktimat e dhunës seksuale gjatë këtij 24 orëshi ishin gra dhe këto janë rastet më të shpeshta në përgjithësi. /Lajmi.net/