Pepsi do të lansojë pijen e re – Çokollatë e nxehtë e quajtur Pepsi “Cocoa” Cola

Pija do të dalë në shitje në fillim të vitit 2021.

Fun

22/12/2020 10:32

Me emër të ngjashëm me atë të rivalit të vet më të fuqishëm “Coca Cola”, pija e re nga Pepsi e quajtur “Cocoa Cola” do të ketë shijen ikonike të Pepsi, të përzier me shije çokollate, shkruan “Independent”.

Pija klasike e Pepsi do të shërbehet përsëri e ftohtë, edhe pse do të ketë shijen e çokollatës së nxehtë, transmeton lajmi.net.

“Cocoa” Cola do të dal në treg në fillim të vitit 2021. Todd Kaplan, zëvendës presidenti i marketingut të Pepsi, ka thënë se: “Ky vit ka qenë gjithçka pos tipik, prandaj meriton një çokollatë të nxehtë që nuk është tipike”.

Kompanitë e pijeve të gazuara kanë pasur një vit të çuditshëm, sepse gjatë pandemisë ka pasur mungesë të karbonimit dhe kanaçeve të aluminit, duke rrezikuar mungesë të prodhimit.

Prandaj disa prej pijeve të gazuara kanë qenë në mungesë gjatë këtij viti. Një pije e re po që do të jetë e mirëpritur nga të gjithë. /Lajmi.net/