Pepe, statistika perfekte në anën e disiplinës

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe do ju befasojë të gjithëve, por kësaj radhe për të mirë, pasi posedon statistika të përkryera sa i përket anës disiplinore, pasi kanë kaluar shumë minuta ku ai nuk ka marrë karton të verdhë e aq më pak të kuq, në ndonjë ndeshje të La Ligas.

Sport

14/01/2015 22:17

Edhe pse mund të ju duket e pabesueshme, mirëpo është një gjë e vërtetë. Pepe është njëri ndër mbrojtësit më të disiplinuar në botë, pasi posedon statistika perfekte në këtë aspekt.

Mbrojtësi portuez është qetësuar paksa. Ai nuk ka pranuar ndonjë karton të verdhë në ndeshjet e La Ligas për më shumë se 21 orë e dhjetë minuta.

Dhe, për të vazhduar më shumë, portugezi nuk është ndëshkuar me karton të kuq në 161 ndeshjet e tij të fundit zyrtare më saktësisht në 14.265 minuta ose 238 orëme skuadrën e Realit.