Pep Guardiola “lodhi” lojtarët e tij, 90 minuta nuk bëri asnjë zëvendësim

Skuadra e Real Madridit ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt me rezultatin 1 me 1. Trajneri spanjoll, Pep Guardiola gjatë këtij takimi nuk bëri asnjë ndryshim. Nuk kishte guxim, apo cila ishte arsyeja ende nuk dihet, shkruan Lajmi.net 90 minuta lojë dhe trajneri i Manchester Cityt kishte në dispozicion pesë ndërrime,…

Sport

09/05/2023 23:06

Skuadra e Real Madridit ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt me rezultatin 1 me 1.

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola gjatë këtij takimi nuk bëri asnjë ndryshim. Nuk kishte guxim, apo cila ishte arsyeja ende nuk dihet, shkruan Lajmi.net

90 minuta lojë dhe trajneri i Manchester Cityt kishte në dispozicion pesë ndërrime, por asnjë s’e shfrytëzoi.

Kujtojmë që parët në epërsi kaluan ekipi i Carlo Ancelottit në minutën e 36’të me anë të anësorit brazilian, Vinicius Junior.

Në pjesën e dytë, lojtarët e Pep Guardiolas kërkuan golin e barazimit dhe e gjetën atë me një super gol nga mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin De Bruyne në minutën e 67’të.

Ndeshja kthyese zhvillohet në “Etihad” javën e ardhshme, e mërkurë nga ora 21:00, ku edhe mësohet finalisti i Stambollit në UEFA Champions League./Lajmi.net/