Pentagoni bën gati trupat: 4 mijë forca të tjera në Afganistan
Pentagoni do të dërgojë 4 000 trupa shtesë në Afganistan, duke shpresuar t’i jap fund bllokadës në luftën 16-vjeçare. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të administratës amerikane.

Bota
“Associated Press” shkruan se, “zyrtarë të paindentifikuar kanë thënë se ky vendim mund të bëhet publik gjatë javës së ardhshme”.
Lidhur me këtë, një zyrtar ka shpjeguar se pjesa më e madhe e forcave shtesë do të trajnojnë dhe këshillojnë trupat afgane. Ai ka shtuar se një numër më i vogël do të caktohet në operacionet kundër terrorizmit ndaj grupit taliban dhe atij të Shtetit Islamik.
Por zëdhënësi i Pentagonit Mattis ka deklaruar se: “Asnjë vendim nuk është marrë”. Ai u ka thënë ligjvënësve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se presidenti Donald Trump, i ka dhënë atij autoritetin për të vendosur shtimin e trupave ushtarake në Afganistan.
Mediat amerikane kanë raportuar se Mattis do të rekomandojë dërgimin e një numri prej 3000-5000 trupave amerikane. Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 8,400 trupa në Afganistan.