Pensionistit zviceran i gjendet armatim sa për një batalion

Plot 2,400 copë armë të ndryshme dhe 53 kuti me municione i ka konfiskuar policia zvicerane në shtëpinë e një pensionisti zviceran. 

Bota

30/10/2014 18:46

Evidencimin dhe konfiskimin e kësaj sasie armatimi në fshatin Utersen , në Zvicrën qendrore, e ka bërë një komision prej dhjetëra njerëzve, të cilëve iu janë dashur tre ditë për ta bërë këtë punë, njoftoi sot policia zvicerane, transmeton lajmi.net.

Ende nuk dihet se si ky pensionist ka arritur të grumbullojë tërë këtë sasi armatimi e municionesh dhe për këtë vazhdojnë hetimet.

Poseduesi i këtij arsenali shumë të madhe të armëve është shoqëruar në polici të hënën, por është liruar të njëjtën ditë.

U bodrumin e shtëpisë së tij dhe në katër kate të shtëpisë policia ka gjetur e konfiskuar 1,311 pushkë, 1,186 revole, si dhe 53 kuti me municione.

Autoritetet thonë se banorë e fshatit nuk kanë qenë të rrezikuar.