Pengoi zyrtarët doganorë dhe ndihmoi një person të kalonte kufirin, arrestohet shtetasi maqedonas

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se ka penguar zyrtarët doganorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 gusht, rreth orës 18:10, ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar më 8 gusht. I dyshuari dyshohet se kishte…

Lajme

09/08/2026 09:01

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se ka penguar zyrtarët doganorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 gusht, rreth orës 18:10, ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar më 8 gusht.

I dyshuari dyshohet se kishte penguar zyrtarët e Doganës, duke i mundësuar një personi tjetër, të identifikuar si NN, që me një automjet të largohej në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur i kishte penguar zyrtarët doganorë në kryerje të detyrës zyrtare, duke i mundësuar të dyshuarit NN me një automjet të largohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/