Pengohet ekipi i Klan Kosovës në Strellc, AGK: Policia ta identifikojë të dyshuarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se sot ekipi i televizionit Klan Kosova, është penguar fizikisht nga një person, gjatë një raportimit direkt nga fshati Strellc, në komunën e Deçanit. AGK ka bërë të ditur se personi i ka sharë gazetarët duke kërkuar që këta të fundit të mos xhirojnë. Postimi: Pengohet…

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se sot ekipi i televizionit Klan Kosova, është penguar fizikisht nga një person, gjatë një raportimit direkt nga fshati Strellc, në komunën e Deçanit.
AGK ka bërë të ditur se personi i ka sharë gazetarët duke kërkuar që këta të fundit të mos xhirojnë.
Postimi:
Pengohet ekipi i Klan Kosovës në Strellc
Një ekip i televizionit, Klan Kosova – gazetarja Gremisa Latifi, kameramani Arbnor Ibriqi dhe shoferi, Gazmend Salihu janë penguar fizikisht nga një invidid, gjatë një raportimit direkt nga fshati Strellc, në komunën e Deçanit.
Një person ka dalë nga vetura dhe i ka sharë gazetarët duke kërkuar që ata të mos xhirojnë.
AGK-ja e dënon këtë kërcënim dhe e fton Policinë e Kosovës, të nisë punën për identifikimin e individit në fjalë. Gazetarët duhet të lejohen që të bëjnë punën e tyre të papenguar, në interes të informimit të publikut.