Pence: SHBA dhe K. Jugore – unike në politikën ndaj K. Veriore
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, thotë se vendi i tij dhe Koreja Jugore mbeten unike në politikën e tyre ndaj Koresë Veriore, megjithë një zbutje të qartë aktuale të raporteve ndërmjet dy Koreve.
Bota
Zoti Pence mbrëmë tha se presidenti jugkorean, Moon Jae-in, është pajtuar për “nevojën për ta vazhduar izolimin e Koresë Veriore në mënyrë ekonomike dhe diplomatike, derisa ajo të tërhiqet nga programi i vet atomik dhe i raketave balistike”.
Pence dhe Moon kanë biseduar derisa zyrtari i lartë amerikan qëndronte për vizitë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjonçang të Koresë Jugore.
Duke folur para gazetarëve në aeroplanin, Air Force Two, gjatë kthimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Pence tha se të dy vendet “vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm” dhe t’i koordinojnë përpjekjet kundër Koresë Veriore.
Sipas tij, për një strategji të ngjashme me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore, është e përkushtuar edhe Japonia.