Pellegrinit nuk i shkon matematika

Manchester City mposhti Bayern Munichun por nuk arriti të ngjitet në pozitën e parë në Grupin D të Ligës së Kampionëve, pas një gabimi të rëndë në llogaritje nga menaxheri Manuel Pellegrini. City fitoi ndaj kampionit të Evropës 3:2 në Allianz Arena por Pellegrini nuk e dinte se një tjetër gol nga skuadra e tij…

Sport

11/12/2013 12:00

Manchester City mposhti Bayern Munichun por nuk arriti të ngjitet në pozitën e parë në Grupin D të Ligës së Kampionëve, pas një gabimi të rëndë në llogaritje nga menaxheri Manuel Pellegrini.

City fitoi ndaj kampionit të Evropës 3:2 në Allianz Arena por Pellegrini nuk e dinte se një tjetër gol nga skuadra e tij do të bënte që ata t’i shmangen ballafaqimeve me gjigantë si Real Madrid dhe Barcelona në fazën eliminatore të garës.

Në vend se të inkuadronte golashënuesin më të mirë, Sergio Aguero, menaxheri i Cityt zëvendësoi sulmuesin Edin Dzeko me mesfushorin Jack Rodwell dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Pellegrini deklaroi se do ta inkuadronte Agueron nëse City do të ishte në avantazh 4:2. “Ndoshta nëse do të shënonim golin e katërt, do ta bëja ndryshimin”, tha trajneri kilian.

“Ishte me rëndësi të përfundonim në pozitën e parë, por jo më e rëndësishmja. Arsenali të dielën është prioritet mbi të gjitha. Kam thënë se ishte shumë e vështirë të fitonim me tre gola dallim”, shtoi ai.

Mesfushori James Milner i cili realizoi golin e fitores, deklaroi: “Nuk e dinim se 4:2 do të mjaftonte, kemi menduar se na nevojitet fitorja 5:2”, deklaroi ai.