“Pelegrinët” serbë dalin para gjykatës, iu vazhdohet masa e ndalimit
Sot është mbajtur seanca fillestare ndaj pesë shtetasve serbë, të cilët u arrestuan më 5 prill në Gjakovë, nën dyshimin për shkelje të ligjit për armët, seancë kjo e cila ka mbaruar para pak minutash. Lidhur me këtë dy nga të dyshuarit përmes avokatëve kanë ofruar mundësinë e dorëzanisë, njëri me shumë 5 mijë euro…

Lajme
Sot është mbajtur seanca fillestare ndaj pesë shtetasve serbë, të cilët u arrestuan më 5 prill në Gjakovë, nën dyshimin për shkelje të ligjit për armët, seancë kjo e cila ka mbaruar para pak minutash.
Lidhur me këtë dy nga të dyshuarit përmes avokatëve kanë ofruar mundësinë e dorëzanisë, njëri me shumë 5 mijë euro e tjetri 2 mijë euro. Ajo shtoi se dy të dyshuarit kanë konfirmuar në seancë se janë punonjës të sektorit të sigurisë në shtetin e Serbisë.
“ Disa minuta prej se ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj 4 të dyshuarve që u arrestuan ditë më parë. Janë dëgjuar propozimet e prokurorit të shtetit dhe avokatët mbrojtës. Të fundit kanë kundërshtuar propozimin e prokurorës që ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj 4 të dyshuarve, me arsyetimin se të dyshuarve iu janë gjetur mjete mprehtëse dhe ekziston dyshimi apo edhe mundësia e arratisjes pasi 4 të dyshuarit kanë edhe nënshtetësi serbe. Avokatët e mbrojtësve kanë deklaruar se mjetet mprehtëse të gjetura nuk përbëjnë vepra penale dhe të njëjtit kanë thënë se arrestimi I tyre është bërë se janë serbë. Kanë përmendur edhe statusin e ministrit, Xhelal Sveçla I cili ka thënë se të njëjtit kishin synime të tjera dhe se ishin të kamufluar ddhe ka bërë ndërlidhje me të dyshuarit e sulmit në Banjskë. 2 nga ta, nga avokatët mbrojtës kanë ofruar dorëzani ku kanë ofruar se njëri prej tyre do të paguajë 5 mijë euro dhe tjetri 2 mijë euro. Dy të dyshuarit kanë konfirmuar s epunojnë në institucionet e sigurisë, njëri ka konfirmuar se punon si inspector I Policisë në Kragujevc të Serbisë dhe tjetri si stomatolog në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë në Serbi.
Gjykata ua ka vazhduar masa e ndalimit, pasi që edhe pak orë iu mbaron. Derisa të njëjtit do të jenë masa e ndalimit, derisa të vendoset masa e sigurisë. Deri në njoftim. /Dukagjini