Pejë: Sulmon fizikisht babain arrestohet dhe lirohet në procedurë të rregullt
Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 14:30, në rrugën “Lekë Dukagjini”. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se pas një incidenti ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, po ashtu mashkull kosovar, transmeton…
Lajme
Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 14:30, në rrugën “Lekë Dukagjini”. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se pas një incidenti ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, po ashtu mashkull kosovar, transmeton lajmi.net.
Si pasojë e sulmit, viktima ka marrë trajtim mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit. Rasti është duke u trajtuar sipas procedurave ligjore.
Raporti i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Lekë Dukagjini, Pejë 14.07.2026-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij- viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./lajmi.net/