Pejë: Motra e lajmëron vëllain në Polici, thotë se e ka sulmuar fizikisht

Në Pejë, më 15 nëntor 2025 rreth orës 15:30, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara. Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, ai është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin e…

Lajme

16/11/2025 08:36

Në Pejë, më 15 nëntor 2025 rreth orës 15:30, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, ai është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin e dhunës në familje po vazhdojnë nga autoritetet kompetente, transmeton lajmi.net.

Institucionet apelojnë që çdo rast i dhunës familjare të raportohet menjëherë, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i dhunës dhe të ofrohet mbrojtje për viktimat.

Raporti i plotë: 

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 15.11.2025-15:30. Dyshohet se ankuesja f/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/