Pejë: Digjen pjesë veturash në vlerë prej 50 mijë euro – Rasti po hetohet si zjarrvënie
Një zjarr ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në rrugën “Gani Daci” në Pejë, më 26 korrik 2025, rreth orës 10:40 të mëngjesit. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, si pasojë e zjarrit janë djegur pjesë të veturave në një pllac, me një vlerë të përgjithshme rreth 50 mijë euro. Pjesët e djegura ishin pronë…

Lajme
Një zjarr ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në rrugën “Gani Daci” në Pejë, më 26 korrik 2025, rreth orës 10:40 të mëngjesit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, si pasojë e zjarrit janë djegur pjesë të veturave në një pllac, me një vlerë të përgjithshme rreth 50 mijë euro. Pjesët e djegura ishin pronë e një burri nga Peja, transmeton lajmi.net
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij më tej.
Rasti është cilësuar si zjarrvënie dhe është nën hetime, ndërsa prokurori është njoftuar për zhvillimet. Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar./Lajmi.net/